Hulumtim: “Këto janë 50 gjërat qe duam ti bëjmë para vdekjes”

Autori:Avdyl Pajaziti

Një kompani ka bërë hulumtimin e personave të rritur, me qëllim që të mësojnë dëshirat më të shpeshta të cilat njerëzit dëshirojnë t’i realizojnë para se të vdesin. Kështu kanë arritur t’i regjistrojnë 50 dëshira, mirëpo ekspertët kanë konstatuar që shumica e personave të rritur dëshirojnë t’i plotësojnë vetëm pesë qëllime jetësore të tyre.

Më shumë se një e treta e të anketuarve kanë thënë se nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’iu kushtuar plotësimit të dëshirave dhe qëllimeve vetjake, 20 syresh janë frikësuar që gjatë realizimit të atyre qëllimeve do të mund të lëndohen seriozisht, 25 për qind konsideron se nuk janë të aftë t’i plotësojnë qëllimet, ndërkaq 12 për qind kanë pranuar që nuk kanë absolutisht kurrfarë ambiciesh që t’i plotësojnë dëshirat e tyre më të mëdha.

bota1

Në listë janë vendosur: udhëtimi nëpër botë, pagesa e kredisë, mësimi i gjuhës së re, shkuarja në një shtet tjetër…

Kjo është top-lista e 50 gjërave të cilat njerëzit dëshirojnë t’i bëjnë para vdekjes:

  1. Të bëhen milionerë
  2. Të udhëtojnë nëpër botë
  3. Të shohin dritën polare
  4. Të ecin këmbë nëpër Murin kinez
  5. T’i paguajnë kreditë dhe hipotekat
  6. Të udhëtojnë rrugëve të inkave
  7. Të shohin të shtatë mrekullitë e botës
  8. T’i shohin piramidat egjiptiane
  9. Të shpikin diçka që do të ndryshojnë botën
  10. Të shkojnë në Antarktik
  11. Të udhëtojnë me Orient Expresin
  12. Të shkojnë në safari
  13. Të shikojnë Taxh Mahallin
  14. Të mësojnë të ekzekutojnë në piano, kitarë, bateri
  15. Të kalojnë një natë në hotelin më të mirë në botë
  16. Të ndërtojnë shtëpinë personale
  17. Të drejtojnë veturën në rrugën e njohur amerikane 66 (Route 66)
  18. Të vizitojnë Laponinë
  19. Të notojnë me delfinë – peshkaqen
  20. Të emigrojnë
  21. Të mësojnë gjuhë të re
  22. Të blejnë një ishull
  23. Të darkojnë në restorant me yjet e Michelinit
  24. Të shkruajnë një roman
  25. Të shohin gorillat në pyje
  26. Të jetojnë dhe të punojnë jashtë vendit
  27. Të udhëtojnë me balonë
  28. Të pilotojnë një aeroplan
  29. Të udhëtojnë në Zelandë të Re me kampshtëpizë
  30. Të fillojnë dhe të drejtojnë punën e ëndrrave
  31. Të vozisin Segway
  32. Të shkojnë në Disneyworld
  33. Të luajnë bixhox në Vegas
  34. Të luajnë rolin e statistit në film
  35. T’u kushtohen punëve vullnetare
  36. Të provojnë bolidin e Formulës 1
  37. Të mësojnë të pilotojnë aeroplan apo helikopter
  38. Të krijojnë familje
  39. Të luajnë rolin e statistit në çfarëdo filmi
  40. Të hipin në majë mali si Mont Everesti.
  41. Të blejnë jaht
  42. Njihen me idhullin e tyre
  43. Të vrapojnë maratonë
  44. Të shohin drejtpërdrejt finalen e Garave botërore të futbollit
  45. Të njihen me mbretëreshën Elizabet
  46. Të mësojnë të surfojnë
  47. Të vizitojnë “Vendin e Harry Potterit në Floridë”
  48. Të lëshohen me litar poshtë mali
  49. Të kalojnë ushtrimet ushtarake
  50. Të zhyten në ujë me bombola oksigjeni.

A e keni parë edhe ju veten në njërin ndër këto qëllime të kësaj liste? /ngjyra.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hulumtim-keto-jane-50-gjerat-qe-duam-ti-bejme-para-vdekjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala