Hoxhaj takon McCain, kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po vazhdon qëndrimin në Washington, ku ka takuar ish kandidatin për president të SHBA-së, John McCain, i cili është Kryetar i Komisionit për Forcat e Armatosura në senatin amerikan.

Sipas një postimi në Facebook, Hoxhaj mësohet t’i ketë kërkuar ndihmë për ta përkrahur anëtarësimin e Kosovës në NATO në të ardhmen.

“Pata kënaqësinë ta takoj në Washington DC, senatorin amerikan, John McCain të cilin e falënderova për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës gjatë viteve kritike të çlirimit dhe shtetndërtimit. Kryetarit të Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin amerikan, i kërkova ndihmën për ta përkrahur në të ardhmen anëtarësimin e Kosovës në NATO. McCain më shprehu kënaqësinë për ta ndihmuar Kosovën në të gjitha përpjekjet e saj shtetndërtuese dhe dëshirën për ta vizituar Kosovën në të ardhmen”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj në SHBA po qëndron me ftesë të “Johns Hopkins University” si bashkëpunëtor akademik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoxhaj-takon-mccain-kerkon-mbeshtetjen-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala