Hoxhaj: Serbia, Rusia e asnjë vend tjetër nuk mund ta ndalin Kosovën drejt rrugës së saj

Autori:Gazeta Fjala

​Si i ftuar i ambasadorit Christopher Hill në Universitetin Denver, ish ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se procesi i shtetndërtimit të Kosovës është një sfidë jo vetëm e brendshme por edhe e jashtme.

“Procesi i shtetndërtimit të Kosovës është një sfidë jo vetëm e brendshme por edhe e jashtme për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të rrethanave ndërkombëtare. Falë partneritetit të vecantë dhe përkrahjes amerikane dhe vendeve kryesore evropiane, Kosova nuk do të vonoj ta përmbyll suksesshëm këtë fazë të bërjes së shtetit dhe të jetë anëtar i plotë e sistemit ndërkombëtar” ka thënë Hoxhaj.

Ai më tej ka shtuar se me apo pa kundërshtimin e Serbisë, Rusisë dhe ndonjë vendit tjetër, Kosova nuk do të ndalet në rrugën e saj dhe historia nuk mund të kthehet pas.

Ligjerata e Hoxhajt është pjesë e serisë së diskutimeve të fytyrave të rëndësishme të diplomacisë ku më parë kanë ligjeruar edhe Madeline Albright, Condoleeza Rice dhe të tjerë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoxhaj-serbia-rusia-e-asnje-vend-tjeter-nuk-mund-ta-ndalin-kosoven-drejt-rruges-se-saj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala