Hoxhaj paralajmëron vizitën e McCain në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Enver Hoxhaj ka paralajmëruar se senatori amerikan si dhe njëherit kryesues i Komitetit për Forcat e Armatosura në Senat, John McCain do ta vizitojë Kosovën.

Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në SHBA është takuar me McCain dhe ka treguar se e ka njoftuar atë me zhvillimet e fundit duke e falenderuar edhe për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovës.

“Pata kënaqësinë të takoj në Washington, senatorin amerikan, John McCain i cili është edhe Kryesues i Komitetit për Forcat e Armatosura në Senat. E njoftova për zhvillimet e fundit dhe e falendërova për përkrahjen e tij dhe të SHBA-së. Shpresoj që do ta vizitoj së shpejti Kosovën” ka shkruar Hoxhaj.

Ndërkohë Hoxhaj në një prononcim për gazetën  “Zëri” ka shpjeguar edhe më shumë lidhur me këtë vizitë të mundshme.

“E ftova ta vizitoj Kosovën dhe më premtoi se do ta bëjë këtë gjë” ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoxhaj-paralajmeron-viziten-e-mccain-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala