Hoxhaj e falendëron Engel për mbështetjen për UNESCO

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj ka takuar në Washington kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili është edhe pjesë e Komitetit për Politikë të Jashtmë në këtë institucion.
Hoxhaj e ka falendëruar Engel për mbështetjen amerikane dhe të tij personale si një mik i madh i Kosovës vecanërisht për procesin e MSA-së dhe anëtarësimin e vendit në UNESCO.
“Sot takova Eliot Engel, nje mik i madh dhe ndër të parët, i cili ka mbeshtetur Kosovën për dekada me radhë. Falenderova kongresmenin për mbeshtetjen që po i jep Kosovës, vecnarisht rolin e tij shum të madhë në hapjen e negociateve për MSA-në që përfunduan edhe me nëshkrimin e saj. Gjithashtu e falendërova për mbështetjen maksimale që po i jep anëtarësimit në UNESCO me angazhimin e tij personal” ka thënë Hoxhaj.
Ish minstri po ashtu ka biseduar me Engel për nevojën e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me partnerin strategjik SHBA-të, pasi pa rolin vendimtar të Amerikës në botë dhe në insiticionet multilaterale, Kosova nuk mund të përmbushë interesat e saj të sigurisë, orientimit politik dhe të ekzitencës shtetërore.
Hoxhaj gjatë dy javëve të qëndrimit në SHBA ka takuar disa kongresistë dhe figura të rëndësishme politike, si dhe mbajtur ligjeratë në Johns Hopkins University.