Hoxhaj: Anëtarësimi në UNESCO, i pandalshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbët kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Më i dalluari në mesin e kundërshtarëve është Ati i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, i cili nëpër rrjetet sociale po thotë se vitin e kaluar në Këshillin e Evropës është dashur që të lexojë një letër, por kjo gjë është pamundësuar nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Hoxhaj në një bisedë me Epoka e Re ka thënë se në Këshillin e Evropës Ati Sava nuk ka qenë fare dhe se dikush tjetër ka dashur të flas në emër të Serbisë dhe ai nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Sipas Hoxhës, fushata e Ati Savës është për keqardhje por sipas tij anëtarësimi i Kosovës në UNESCO “është i pandalshëm”.

“Mendoj se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i pashmangshëm dhe i pandalshëm”.

“Fushtata e Ati Savës i përngjanë shumë qasjes së dikurshme të Peshkopit Artemije në Kosovë. Kjo është për keqardhje dhe nuk i shërben paqes dhe nuk i shërben marrëdhënieve të mira ndëretnike në Kosovë. Qasa  e diplomacisë dhe politikës serbe është një lloj racizmi kulturor se si sillen në raport me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Hoxhaj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoxhaj-anetaresimi-ne-unesco-i-pandalshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala