Hoxha nga Bosnja: Nuk guxoj më të flasë, ekstremistët fetar më rrahën keq

Autori:Gazeta Fjala

Imami boshnjak nga Trnovi, Selvendin Beganovi thotë se, do të tërhiqet nga debatet publike rreth islamikëve radikalë, të cilat i kanë sjellë probleme të mëdha, njofton agjencia e lajmeve INA.

Tërheqja e tij nga debati erdhi, pasi ekstremistët fetar të revoltuar me qëndrimet e tij ndaj luftës së shenjtë e kanë rrahur dhe sulmuar fizikisht disa herë.

“Unë jam tërhequr nga të gjitha debatet në rrjetet sociale. Unë thjesht nuk kamë forcë për të debatuar dhe sqaruar vetveten me askënd më, “tha Selvedin Beganovic.

Kleriku ka zemëruar ekstremistët fetare duke thënë se xhihadi mysliman duhet të jetë rreth hapjes së vendeve të reja të punës, e jo duke lënë Bosnjën për të luftuar në Siri apo Irak.

Beganovic u sulmua për herë të parë më 8 dhjetor të vitit të kaluar, kur ai u rrah dhe u sulmua me thikë nga një person i maskuar. Ai u rrah përsëri në frontin e xhamisë së tij më 13 dhjetor, përsëri nga një person i maskuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoxha-nga-bosnja-nuk-guxoj-me-te-flase-ekstremistet-fetar-me-rrahen-keq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala