Hoti udhëton për Austri

Autori:Zekirja Shabani

Me ftesën e Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Austrisë Ewald Nowotony, Ministri i Financave Avdullah Hoti do të udhëtojë për në Austri për të marr pjesë në konferencën me temën “Ballkani Perëndimorë – 15 vite të tranzicionit ekonomik”.

Kjo konferencë do të organizohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Kombëtare e Austrisë në koordinim me Joint Vienna Institute.

Politikat makroenomike dhe strukturore, zhvillimi dhe stabiliteti i sektorit financiar, do të jenë temat e diskutimit në këtë konferencë.

Gjatë vizitës në Austri, Ministri Hoti do të takohet me ministrin e Financave të Republikës së Austrisë Hans Jӧrg Schelling.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-udheton-per-austri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala