Hoti: Të hyrat e ATK janë rritur për 11.1% në krahasim me vitin paraprak

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka prezantuar shifrat për sa i përket ekonomisë informale në tremujorin e tretë të këtij viti.

Ai ka thënë se ekonomia informale po zvogëlohet, ndërsa konkurrenca po rritet, duke theksuar se përmes kësaj po përfitojnë qytetarët, bizneset e rregullta dhe buxheti i shtetit.

“Projekti i Ministrisë së Financave që nxit qytetarët të blejnë vetëm nga kompanitë që lëshojnë kuponë fiskale po jep efektet e veta. Për tremujorin korrik-gusht-shtator, janë dorëzuar 36,055 pliko me kuponë fiskalë, krahasuar me 14,441 pliko për tremujorin prill—maj-qershor kur filloi së zbatuari ku projekt”, ka thënë Hoti përmes një postimi në Facebook, raporton Koha.net.

Si rezultat, Hoti thotë se të hyrat e ATK janë rritur për 11.1% krahasuar periudhën e njëjtë të vitit paraprak, duke potencuar se sivjet, ATK ka mbledhur 24 milionë euro më shumë.

“Ekonomia informale po zvogëlohet dhe konkurrenca po rritet. Po përfitojnë qytetarët, bizneset e rregullta dhe buxheti i shtetit”, ka përfunduar Hoti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-te-hyrat-e-atk-jane-rritur-per-11-1-ne-krahasim-me-vitin-paraprak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala