Hoti: “Qeveria ka vetëm një rrugë, dorëheqja”

Enver Hoti, nga Nisma, ka thënë për media se Kuvendi i Kosovës është përgjegjës i kësaj krize që po ndodh në Qeverinë e Kosovës dhe se ata janë gardian të cilët po u shërbejnë asociacionit të komunave serbe, transmeton Gazeta Fjala.
Ai gjithashtu tha se zgjidhja e kësaj krize nuk është në Kuvend, dhe se Qeveria ka vetëm një rrugë, dorëheqja.
“Kuvendi i Kosovës na ka futur në një krizë institucionale dhe përgjegjës të kësaj krize janë Qeveria dhe drejtuesit e Kuvendit, këta janë gardian që u shërbejnë asociacionit të Komunave serbe, e jo të kushtetueshmërisë së vendit. Në mënyrë jokushtetuese janë bërë themelues të Zajednicës. Qytetarët e vendit duhet ta kenë të qartë se kriza aktuale nuk mund të zgjidhet në Kuvend, dhe Qeveria e ka vetëm një rrugë që të japë dorëheqje. /Gazeta Fjala/