Hoti: Prokurimi është përmirësuar këtë vit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka marrë pjesë sot  në takimin e fundit të vitit 2015 të Agjencionit Qendror të Prokurimit, ku të pranishëm ishin Drejtori i AQP-së, Mursel Rraci si dhe zyrtarë  tjerë të këtij agjencioni.

Gjatë takimit  për përmbylljen e vitit 2015 të AQP-së,  Ministri Hoti përgëzoi të gjithë punonjësit e AQP-së për punën dhe rezultatet e arritura gjatë këtij viti.

“AQP-ja  ka arritur rezultate shumë të mira këtë vit duke pasur parasysh se është përballur me rregulla të reja të prokurimit si ato të përbashkëta dhe të centralizuara”.

“Ndërsa, vitin që vjen na presin punë më të përgjegjshme  dhe sfida të reja, sepse do të startojmë me prokurimin elektronik si një reforme e re në fushën e prokurimit ku kërkohet një përgatitje edhe më e lartë e stafit për të menaxhuar këtë fushë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-prokurimi-eshte-permiresuar-kete-vit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala