Hoti: Nuk ka vendim për rritje të pensioneve për 100 euro

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të mbajtur sot, që për bazë kishte ligjin e ri për prokurim, tha se rritja e pensioneve për 100 euro, e trumbetuar dje në medie, është vetëm një ide që pret aprovim.

Hoti tha se “rritja e pensioneve për 100 euro, si ide, do të bëhet duke filluar një aksion institucional për t’i identifikuar personat që marrin nga dy pensione, një nga Qeveria e Kosovës dhe një nga ndonjë shtet tjetër, e më pas t’i ndalet pensioni që merr nga Qeveria e Kosovës”.

Sipas Hotit, me shumën e mjeteve të mbetura nga pensionet që potencialisht do të ndalen, synohet të arrihet ajo rritje prej 100 eurosh, transmeton Koha.net.

Rritja e vetme që Hoti e ka konfirmuar është ajo që e ka thënë edhe dje, rritja për 19 euro e asistencës sociale për 26 mijë familje, me rreth 115 mijë anëtarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-nuk-ka-vendim-per-rritje-te-pensioneve-per-100-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala