Hoti mësimdhënësve: Mos hyni në grevë rriteni cilësinë e arsimit

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Financave të Kosovës, Avdulla Hoti ka thënë se nuk ka asnjë arsye për mbajtjen e grevës në arsim. Përkundrazi ai thotë se mësimdhënësit do të duhej të tregonin gatishmëri dhe të rrisnin cilësinë e arsimit pas pagesës së përvojës së punës që do të bëhet e jo të lënë pa mësim qindra mijëra nxënës.

Ai ka sqaruar se në pagat e prillit, që paguhen të enjten, do të paguhet përvoja e punës prej 0.5 përqind për çdo vit të përvojës, përfshirë këtu edhe përvojën nga viti 2008 që deri më tani nuk është llogaritur.

Në këtë grup do të hyjnë 24 mijë arsimtarë dhe 4 mijë staf administrativ/teknik, ndërkaq deri më tani janë paguar për pervojëe vetëm 19 mijë arsimtarë.

“Me këto masa, arsimtarët duhet të tregojnë gadishmëri për angazhim më të madh dhe cilësi, e jo të lënë pa mësim mbi 420 mijë nxenës”, ka thënë Hoti.

“Unë ftoj të gjithë arsimtarët që të reflektojnë, sepse shoqëria kosovare vërtet ju ka borxh atyre për mundin e bërë me dekada, por edhe ata kanë obligim ndaj shoqërisë qe po i trajton arsimtarët më mire se cilën do kategori të të punësuarve në sektorin publik. Pagat e tyre sot janë më të lartat në sektorin publik dhe sa dyfishi i pagave në sektorin privat”, ka shkruar Hoti në llogarinëë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se qeveria është e hapur dhe e sinqertë me arsimtarët, duke mos dhënë premtime pa mbulesë.

“Kemi reduktuar çdo shpenzim që ka qenë i mundur për të grumbulluar 11.2 milion euro për pervojën e punës. Pë ne ata janë partner në zhvillimin e arsimit. Por qasja e tyre ultimative është jashtë rezonit të partneritetit dhe pergjejësisë shoqërore që kemi të gjithë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-mesimdhenesve-mos-hyni-ne-greve-rriteni-cilesine-e-arsimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala