Hoti fton buxhetorët të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Financave përmes një komunikate për media ka ftuar të gjitha organizatat buxhetore të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve publike, i cili është në fuqi që nga 3 shtatori i këtij viti
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka krijuar të gjitha kushtet legjislative dhe ekzekutive në mënyrë që organizatat buxhetore të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve publike”.

“Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, Qeveria e ka aprovuar edhe Udhëzimin Administrativ (QRK) – Nr. 04/2015 për procedurat e faljes së borxheve publike i cili parashihet me Ligji për Faljen e Borxheve, me qëllim të specifikimit të obligimeve të cilat dalin nga ky ligj”, thuhet në komunikatë, raporton lajmi.net.

Gjithashtu, Ministria e Financave ka krijuar Komisionin i cili është në dispozicion të Organizatave Buxhetore për të dhënë ndihmën dhe shpjegimet e nevojshme.

“Me këtë rast ftohen të gjitha Organizatat Buxhetore dhe Ndërmarrjet Publike që të përmbushin obligimet e tyre sipas Ligjit për faljen e borxheve dhe Udhëzimit Administrativ për procedurat e faljes së borxheve publike”, thuhet në fund të komunikatës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-fton-buxhetoret-te-zbatojne-ligjin-per-faljen-e-borxheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala