Hoti: Energjitë tona t’i përqendrojmë te punësimi dhe ulja e varfërisë

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, thotë se përqendrimi kryesor i të gjithë dikastereve qeveritarë, duhet të jetë zvogëlimi i papunësisë dhe i varfërisë.

Këtë deklaratë, Hoti e ka bazuar në vlerësimin fundit të UNDP-së ku u tha se 43% e qytetarëve e shohin papunësinë si problem kryesor dhe 31% varfërinë.

“Këto janë problemet e kosovarëve. Të dyja këto probleme janë të lidhura bashkë – papunësia shkakton varfërinë, të varfrit nuk mund të shkollohen si duhet dhe të kujdesen për shëndetin, të përgatiten për treg të punës, apo të jenë pjesëmarrës aktiv në shoqëri. Ata margjinalizohen dhe zëri i tyre nuk artikulohet dhe nuk dëgjohet në debatet publike”, ka thënë Hoti përmes një statusi në Facebook.

Ai thotë se i gjithë debati dhe përpjekjet e institucioneve duhet të përqendrohen në ofrimin e alternativave për këto probleme.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme për t’i përqendruar energjitë tona. Secili duhet të japë kontributin e vetë, secili dikaster qeveritar, secili institucion i pavarur, legjislativi (pozitë dhe opozitë), institucionet arsimore dhe palët e tjera”, potencoi Hoti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-energjite-tona-ti-perqendrojme-te-punesimi-dhe-ulja-e-varferise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala