Hoti: Duhet të hyjmë në kredi për investimet kapitale

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënshkrimi i kontratave milionëshe nga ish-Qeveria Thaçi ia ka pamundësuar Qeverisë aktuale të iniciojë projekte të reja kapitale.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, thotë se hyrja në borxh ishte mundësia e vetme për t’i shtyrë përpara projektet që sjellin më shumë zhvillim dhe krijojnë vende të reja të punës. Me borxhe do të financohen projekte në infrastrukturën rrugore, atë hekurudhore, por edhe në bujqësi, shëndetësi e arsim, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi marrë vesh me FMN-në që të hyjmë në kredi ndërkombëtare derisa borxhi publik arrin deri në 30 për qind në mënyrë që mos të arrihet maksimumi i paraparë në ligj dhe të kemi një hapësirë për qeveritë e ardhshme që të kenë mundësi të hyjnë në borxhe publike. Kjo rregull e ndryshuar fiskale neve na lejon të financojmë projektet kapitale”, ka thënë Hoti.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka folur edhe për shpenzimet joracionale të Qeverisë së kaluar, buxhetin joreal të vitit 2015, për efektet e pakos fiskale në zhvillim ekonomik, rritjen e produktiviteti dhe vetë rritjen ekonomike. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-duhet-te-hyjme-ne-kredi-per-investimet-kapitale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala