Hoti: Dogana pritet të mbledhë 946 milion euro

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka parashikuar që Dogana e Kosovës do të arrijë të mbledhe 946 milion euro gjatë këtij viti.

Përmes një deklarate në llogarinë e tij në Facebook, Ministri Hoti ka thënë se kjo shumë përbën 55% të të hyrave të përgjithshme të buxhetit, “përfshirë edhe të hyrat nga huamarrja e brendshme dhe e jashtme”.

Ministri Hoti po ashtu ka lavduar punën e zyrtarëve doganorë, që sipas tij, përballen me rreziqe të mëdha gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

“Zyrtarët doganorë çdo ditë po përballen me rrezikun që vjen nga kontrabanda e mallrave, rrezik që përfshinë edhe jetën e tyre. Këta zyrtarë meritojnë mirënjohjen e secilit qytetarë për angazhimin e tyre në funksion të sigurimit të të hyrave dhe ruajtjes së tregut vendor,” ka shkruar ai.

Hoti ka garantuar se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për zyrtarët e doganave “për të kryer punën e tyre në mënyrë të pacenuar.”/Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-dogana-pritet-te-mbledhe-946-milion-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala