Hoti, ATK-së: “Largohuni vet ose ju largoj unë”

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Financave, Avdullah Hoti u ka kërkuar drejtorëve Regjional në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), që të tërhiqen ose në të kundërtën do të shkarkohen.

Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se ministri Hoti drejtorëve regjional që nuk janë të afërt me LDK-në, u ka kërkuar që të japin dorëheqje ose në të kundërtën do t’u bëhen vlerësimet negative të punës dhe do të shkarkohen.

“Ministri Hoti na ka kërkuar që të dorëhiqemi. Kjo kërkesë është politike, pasi që kjo po bëhet për ata që nuk i takojnë LDK-së”, ka thënë një nga drejtorët regjional të ATK-së, i cili nuk ka dashur t’i dalë emri.

Ndryshimet në menxhmenin e ATK-së i kanë pranuar edhe në Ministrinë e Financave e cila udhëhiqet nga ministri Avdullah Hoti.

Ardita Dushi, këshilltare në këtë ministri ka thënë për ORAinfo, se për shkak të përformances jo të mirë dhe mos angazhimit të duhur, ministri Hoti ka kërkuar nga udhëheqja e ATK-së që të rishikoj pozicionin e secilit menaxher të secilës zyre rajonale të ATK-së.

Kjo sipas saj, është bërë për shkak se nuk e kanë treguar rezultatet e kërkuara.

“ATK dhe drejtuesit e saj i kanë të gjitha mundësit dhe kapacitetet që të bëjnë me shumë dhe të angazhohen edhe me shumë në luftimin e evazionit fiskal në vend. Si në çdo organizatë tjetër, edhe tek ATK është bërë punë e mirë, por situata në teren tregon se ky institucion ka nevojë për një rifreskim të radhëve menaxhuese. Kjo me qëllimin e vetëm që të rritet efikasiteti dhe rezultati në punë”, ka thënë .

Ndryshe këtë javë, dorëheqje ka dhënë drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti i cili u zëvendësua nga zv/drejtori, Nahit Sharku. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-atk-se-largohuni-vet-ose-ju-largoj-une/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala