Hoti: 23 milion euro janë shtuar për pensione

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Finanancave Avdullah Hoti ka thënë sot se ministria që ai drejton ka shtuar 23 milion euro për fondet e pensioneve, dhe se tani i mbetet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Socialë që të ti përcaktojë kriteret për përfituesit.

Në nëj konferencë që po mbahet tani së bashku me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza, Ministri Hoti ka thënë se Kosova ka 40 mijë pensionistë kontribut-dhënës me 140 euro në muaj dhe ka folur edhe për Ligjin për Skemat Pensionale.

Më herët gjatë këtij muaji, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, kishte njoftuar se është marrë vendimi për rritjen e asistencës sociale për 25%.

“Nga nëntori 2015, rreth 26 mijë familje që janë pjesë e skemës së asistencës sociale, do të përfitojnë 25% më shumë mjete financiare.  Gjatë javëve në vijim do të prezentojmë edhe vendime tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve,” kishte shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook më 17 tetor.

Gjatë kësaj konference, Ministri Hoti njoftoi se sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, rritja ekonomike gjatë këtij viti do të jetë 3.8 për qind, duke parashikuar se kjo rritje të arrijë në 4 për qind gjatë vitit të ardhshëm./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-23-milion-euro-jane-shtuar-per-pensione/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala