Hoti: 2016-ta me rritje ekonomike 3,8 për qind

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës Projektbuxhetin për vitin 2016.

Hoti ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm është buxhet i zhvillimit ekonomik, pasi ka rritje në shumicën e linjave buxhetore.

“Presim që në vitin 2016 rritja ekonomike të jetë 3,8 për qind, ndërsa në tri vitet e ardhme 4,3 për qind. Eksportet pritet që të rriten 7 për qind”.

“Të hyrat pritet që të jenë 1,598 miliard euro, që është rritje e konsiderueshme në krahasim me vitet e shkuara. Nga ana tjetër shpenzimi buxhetor pritet që të jetë 1,68 miliard euro”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hoti-2016-ta-me-rritje-ekonomike-38-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala