Hotel “Victory” do të shitet, uzurpatori jashtë garës

Autori:Avdyl Pajaziti

Uzurpatori Bedri Selmani ka humbur të gjitha betejat për ta mbajtur edhe më tej hotelin “Victory”.

Objekti që e ka adaptuar për hotel është nxjerrë në shitje nëpërmjet procesit të likuidimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërmarrja shoqërore “Auto Prishtina”, pjesë e së cilës është hoteli “Victory”, do të shitet në njësi.

Selmani është i përjashtuar nga e drejta për blerjen e hotelit, për shkak të mbajtjes në mënyrë të paligjshme të pronës shoqërore që nga viti 1999.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë edhe zëvendësministër dhe këshilltar i Hashim Thaçit, megjithatë po vazhdon të nxjerrë fitime nga ky hotel.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hotel-victory-do-te-shitet-uzurpatori-jashte-gares/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala