Hotel Grand Prishtina, ndër vendet më të frikshme në botë!

Mediat e huaja kanë listuar 27 vendet më ngjethëse në tokë.
Vendin e dytë në këtë listë e zen Hotel Grand Prishtina. Për këtë hotel thuhet: “Hoteli ‘strehë’ në kryeqytetin e Kosovës nuk është më ‘grand’ (i madh). Gjatë luftërave brutale ballkanike të viteve ‘90, militantët serbë e përdorën hotelin si një vend për torturimin dhe ekzekutimin e burgosurve të tyre”!
Në atë listë gjendet “Kisha e Eshtrave” në Portugali; Katakombet e Parisit; Pylli Aokigahara në Japoni; Varreza e vjetër e hebrenjve në Pragë; Shtëpia e Partisë Komuniste Bullgare etj./Republika/