Horror afër Bujanocit: Treni shkel emigrantët që flinin në binarë

Trupi i një nga azilantet ishte pergjysmë, ndërsa tjetri u shpërbë krejtësisht
Dy emigrantë kanë vdekur në një aksident të tmerrshëm në linjën hekurudhore në mes Bujanocit dhe Preshevës, në afërsi të fshatit Oslarë. Aksidenti ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit, kur viktimat, ishin duke fjetur në linjë, u aksidentuan nga një tren mallrash që vinte nga Shkupi. Boban Nakić, zëvendës Prokuror në Prokurorinë Komunale në Vranjë, thotë se dy njerëz vdiqën por identiteti i të cilëve ende nuk dihet meqë nuk kanë pasur dokumentet personale .
Makinisti i ka vërejtur dhe kishte filluar të frenojë dhe shtyp sisrenën për ti paralajëmruar. Të dy ata, sipas lokomotivistit, u zgjuan por nuk arritën të ikin nga hekurudha. Duke qenë që ata nuk kishin dokumente, supozohet se fjala është emigrantë ilegal, thotë Nakić. Nga goditja e ashpër në vend ngjarje është një parmje e tmaerrshme. Pjesë të trupit të viktimave ishin shpërndarë në të gjithë vendin./argumentplus/