Holland: Sulmet, akt lufte i ISIS-it; u planifikuan jashtë Francës

Presidenti francez, Francois Holland i cilësoi sulmet terroriste të një nate më parë në Paris, si një akt barbarie dhe lufte i ndërmarrë nga ISIS-i.
Në një konferencë për shtyp, Holland tha se pjesë e sulmeve kanë qenë tetë persona, përfshirë këtu edhe kamikazët.
Sipas kreut të Elizesë, sulmet ishin të mirëorganizuara dhe të planifikuara jashtë Francës.
Holland njoftoi tri ditë zie në nderim të viktimave./TCH