Holandezi “i çmendur”, kryen punët e Shpend Ahmetit (Foto)

Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, përsëri ka marrë iniciativë për t’i mbushur gropat e kryeqytetit të lëna pas dore nga Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga kryetari Shpend Ahmeti.
Ai në rrjetin social Tëitter ka postuar foton ku shihet duke i mbushur gropat duke shkruar se “holandezi i çmendur”, ka dalë përsëri ti mbush gropat në rrugë, transmeton Gazeta Fjala.
Një iniciativë të ngjashme ambasada Holaandeze në Prishtinë e kishte marrë me 7 maj, kur ambasadori Bosch bashkë me stafin e kësaj ambasade kishin mbushur gropat me rërë në afërsi të ambasadës./Gazeta Fjala/