Holanda mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Një delegacion nga Holanda i kryesuar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Renee Jones–Bos, është takuar sot me ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

Gjatë këtij takimi diplomatët holandez kanë përgëzuar ministrin Çollaku, për themelimin e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, përmes nënshkrimit të MSA-së dhe njëherësh kanë inkurajuar institucionet e Kosovës që të vazhdojnë me hapat e ardhshëm drejt përmbushjes së reformave që dalin nga kjo marrëveshje.

Zëvendësministrja e Jones- Bos, theksoi se Holanda është e gatshme të ndihmojë Kosovën në përmbushjen e këtyre reformave si dhe të përkrah anëtarësimin e saj në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ministri Çollaku, ka falënderuar zëvendësministren Jones – Bos, për mbështetjen që shteti i saj i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës e me theks të veçantë në procesin e saj integrues duke marrë sërish rikonfirmim se një mbështetje e tillë nuk do të mungoj nga Holanda as për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu gjatë takimit është diskutuar për progresin dhe sfidat që lidhën me sundimin e ligjit dhe sektorin e sigurisë.

Diplomatët holandez e siguruan ministrin Çollaku se presidenca në ardhje e BE-së e kryesuar nga Holanda do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar për ta përkrahur Ballkanin Perëndimor.

Kurse ministri Çollaku theksoi se e vetmja mënyrë për stabilitet në Ballkan Perëndimor është integrimi i këtyre shteteve në BE. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/holanda-mbeshtet-kosoven-ne-rrugen-drejt-be-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala