Historiani serb: Do ta blejmë Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Historiani serb, Predrag J.Markoviq, thotë se nëse një ditë vendi i tij do të jetë i pasur, ata “do ta blejnë Kosovën”.

“Serbia duhet të dalë me mënyra krijuese për të mbrojtur interesat e saj në Kosovë, sepse historia është si një seri turnesh, në të cilën kombet marrin apo humbin pikë”, ka thënë Predrag Markoviq, nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, për gazetën serbe Blic, transmeton Klan Kosova.

Ai beson se Kosova shumë shpejt do të jetë vendi më i shkretuar në të gjithë rajonin dhe se vendi i vetëm i gatshëm për të investuar në të do të jetë Serbia, e në qoftë se është shumë e pasur do të jetë në gjendje ta blejë Kosovën.

Markoviq po ashtu ka thënë se “Kosova është një vrimë e zezë e paligjshmërisë dhe një vend ku fjalën kryesore e kanë bandat kriminale dhe kartelet e drogës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/historiani-serb-do-ta-blejme-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala