Historianët kundër mbulimit të muraleve

Autori:Gazeta Fjala

Muralet me motive kombëtare në hollin e Kuvendit të Kosovës, të cilat ishin zbuluar javën e kaluar nga opozita janë mbuluar sërish nga autoritetet e Kuvendit, duke i zëvendësuar ato me “Ujëvarën e Mirushës” dhe “Hyjneshën në Fron”.

Historianët Muhamet Mala e Frashër Demaj kanë vlerësuar për ‘Epokën e re’ se nuk është dashur të mbulohen këto murale.

Ata kanë thënë se muralet me motive kombëtare nuk paraqesin asgjë tjetër përpos historisë së popullit shqiptar, si shumicë absolute në Kosovë, transmeton Express.

Sipas tyre, askush nuk duhet të frikësohet nga muralet e tilla, pasi ato nuk e cenojnë asnjë komunitet i cili jeton në vendin tonë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/historianet-kunder-mbulimit-te-muraleve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala