Historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Kushtetueses

Autori:Avdyl Pajaziti

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka njoftuar se më 17 dhjetor, do të organizohet një demonstratë me moton “Tokat janë tonat”, për të kundërshtuar vendimin që tokat e ndërmarrjeve publike t’i lihen nën pronësi Manastirit të Deçanit.

Kërkesë e Lidhjes e Historianëve të Kosovës, është edhe shfuqizim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për dhënien e që 25 hektarë tokë, prona të ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” t’i lihen nën pronësi Manastirit të Deçanit, si dhe dorëheqja si akt moral e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi dhe gjykatësi Bekim Sejdiu

Ja komunikata e plotë e LHK, dega në Deçan:

Lidhja e Historianëve të Kosovës “AliHadri” dega në Deçan, sot me 10 dhjetor 2015, ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, ku është diskutuar në lidhje me Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015, të Gjykatës Kushtetuese e Republikës se Kosovës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “AliHadri” dega në Deçan, urgjentisht kërkon që :

Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, të tërheqë Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi dhe gjykatësi Bekim Sejdiu të japi dorëheqje të pa revokueshme si akti moral ndaj një vendimi skandaloz.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron se :

Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, ka shkelur rend Kushtetutën e Republikës se Kosovës, me Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015, ngase ka shkelur Neni 4, të Ligjit Nr.03/L -121, ngase katër (4) nga shtatë (7) gjykatësit në procedurën në fjalë nuk janë shtetas të Republikës se Kosovës, qysh përcaktohet me Nenin 4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës se Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, me Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015, ka shkelur rende Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ngase ka ndërhyrë në punën e Gjykatës Themelore të Pejës – dega në Deçan.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka shkelur Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ngase ka legalizuar vendimet e kohës se masave të dhunshme.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka shkelur Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ngase ka shqyrtuar një shkrese skandaloze dhe të pavërteta të Igumenit Sava Janjiç, i cili nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Manastiri i Deçanit, ka shkelur ligjet e UNESCO-në, ngase me ndërtimet që i ka bërë në afërsi të Manastirit, ka shkelur ligjet dhe rregulloret e UNESCO-së.

Manastiri i Deçanit, është objekt i trashëgimisë kulturore i Republikës se Kosovës dhe si i tillë ai nuk kërcënohet nga askush e aq me pakë nuk i shkelen të drejtat e tija dhe të personelit të tije, personel i cili nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se :

Deri me datën 30 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetues e Republikës se Kosovës të tërheq Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15, të datës 3 dhjetor 2015. Në të kundërtën do të organizohen demonstrata. Çdo eskalimi i saj, përgjegjësia bie mbi Arta Rama-Hajrizi e Bekim Sejdiun.

Me 17 dhjetor 2015, do të organizohet një Demonstratë në Deçan, me moton “TOKAT JANË TONAT”.

Do të i dërgoj një kërkese me shkrim Kryetarit të Kuvendit, Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës se Kosovës, për të ndërhyrë në çështjen kontestuese në Deçan, sa është herët se sa të mos behët vonë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/historianet-e-decanit-kerkojne-doreheqjen-e-kryetares-se-kushtetueses/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala