Historia e mesjetës, nën autostradë

Autori:Gazeta Fjala

Pjesa ndërmjet fshatrave Rahovicë- Mirash dhe Fushë e Pajtimit konsiderohet të ketë qenë e banueshme herët me një kala të fortifikuar dhe një qytet më poshtë

Gjatë punimeve për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, në fshatin Rahovicë të komunës së Ferizajt, këto ditë janë gjetur dy lokalitete të rëndësishme arkeologjike. Arkeologët nga Instituti Arkeologjik i Kosovës po i përcjellin hap pas hapi punimet e autostradës për t’u kujdesur për gjetjet eventuale dhe krejt rastësisht në një kodër ku nuk e mendonte kush se mund të kishte jetë u panë gurë të vjetër, me një planimetri të banesave të kohës romake.

Pak më larg u zbulua edhe një objekt më i vogël, që në bazë të mbetjeve arkeologjike dhe të një abside si artefakt i kishave të vjetra u vlerësua se bëhet fjalë pikërisht për një kishë të kohës romake. U gjetën monedha të kohës romake, si dhe gozhda të asaj periudhe, që e bënë më të lehtë punën e arkeologëve për të përcaktuar se cilës kohë i përkasin gjetjet. Mendohet se këtu kishte jetë në mesjetën e vonë aty nga shekujt XIV-XV.

“Kemi gjetur material lëvizës në një banesë të dikurshme, si enë të ndryshme dhe dy monedha, të cilat janë edhe duke u trajtuar. 500 metra nga këtu kemi një kishë me një planimetri 16 metra me 16 dhe elemente të kishave të asaj kohe”, thotë arkeologu Premtim Alaj, i cili po e udhëhiqte ekipin e punëtorëve që po gërmonin në këto gjetje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/historia-e-mesjetes-nen-autostrade/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala