Historia e kosovarit, nga refugjati në shef (Video)

Autori:Zekirja Shabani

Edhe pse eshte shef, kur punetoreve ju duhet ndihma, ju ndihmon edhe të lajë enë sepse mu aty ka filluar karriera e tij si refugjat vitet e 90-ta. Ilir Seferin nga Prekazi , në vitin 1993 as që ka mundur ta ëndërroj kur kishte mbërritur në Gjermani, pa e njohur gjuhën Gjermane dhe pa perspektivë se një ditë do të ishte pronar i birrarisë më të famshme në ne Augsburg të Gjermanisë.

Televizioni Nacional i Bayernit ka marrë atë dhe vllezërit e tij si shembull tipik të integrimit të refugjatëve kosovarë në temën e riaktualizuar rreth migrimit në këtë vend kohëve të fundit.

Iliri tregon se në fillim kishte vendosur të pranojë atë që do të gjejë në vendin e ri ku kishte imigruar.

“Atëherë kam vendosur të pranojë atë që do ta gjejë sepse edhe prej babait që është profesor jemi mësuar që të punojmë me djersë dhe sinqert. Megjithëse ka qenë shumë e vështirë sepse statusi i refugjatit nuk e lejonte që të punoj”, thotë ai.

Megjithate nuk është ndalur të kërkojë pun dhe pasi i kishte rreth 80 vende të punës më në fund ju pranua statusi që të punonte, mirëpo vetëm si pjatelarës, transmeton Gazeta Fjala.

Iliri tregon se si ka punuar nëpër restaorante të ndryshme dhe në fund në Restaurantin më të njohur nëe botë “Hofbrauhaus” ku thotë se ka mësuar shumë për kulturën e gjermaneve dhe e potencon se gjermanët dhe shqiptarët e kan një gjë të përbashkët, “mikëpritjen”.

Këtë mikëpritjë e zhvillonë çdo ditë në lokalin e tij „Zum Ochsen“ në Augsburg qe 9 vite edhe pse në fillim birraria dyshonte se do të mund të realizohej  një koncept tradicional bevarez.

Tanimë ekonomisti i diplomuar në ceremoninë e hapjes e ngriti flamurin bavarez dhe një tregon se  grua i tha atij “i falenderohem zotit që këte lokal nuk e ka marr dikush prej të huajve”.

Gjithashtu edhe vllezërit e tij erdhën më pastaj tek ky dhe edhe ata janë udhëheqës të lokaleve në Augsburg.

“Unë ndjehem Gjerman i Augsburgut dhe nuk jam i huaj këtu”, thotë vëllau i tij Fatmiri, transmeton Gazeta Fjala.

Ndërkaq, Fatoni thotë se tradita shqipatre dhe “kjo këtu nuk kan dallim të madh prandaj është e njëjtë”.

Reportazhi për 3 vëllezërit me 6 lokale dhe mbi 100 punëtorë, përfundon si një histori suksesi Bavarezo-Kosovare./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/historia-e-kosovarit-nga-refugjati-ne-shef-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala