Histori e Skenderbeut që sfidon kampionët

Autori:Zekirja Shabani

Klubi Futbollistik “Skenderbeu”, që po shënon historinë e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare vjen nga një qytet i vogël i Shqipërisë. Nga skuadra që për 78 vite rresht nuk ka fituar asnjë trofe në vend, sot lojtarët e kësaj përfaqësueseje synojnë të marrin trofeun e Ligës së Kampionëve.

Ky klub profesionist futbolli  fillimisht u themelua si “Vllazëria e Korçës” në vitin 1909, por skuadra që aktualisht mban këtë emër u themelua në vitin 1925 pas shkrirjes së disa klubeve lokale, dhe ndërroi emrin e klubit duke e bërë “Skenderbeu”. Stadiumi aktual i klubit është ndërtuar në vitin 1957, dhe tani ka një kapacitet prej 12.000 ulësesh.

Klubi futbollistik Skënderbeu ka fituar 6 tituj të ligës, deri në vitin 1933. Por, pastaj për 78 vite resht nuk ka fituar asnjë trofe në ligën shqiptare, transmeton Gazeta Fjala.

Klubi fitoi titullin e tij të parë të ligës në vitin 2011, dhe që atëherë ka fituar ligën çdo vit. Pas fitores së pesë titujve të ligës radhazi ata e thyen rekordin shqiptarë të cilin e mbante Dinamo i Tiranës dhe KF Tirana i cili fitoi katër tituj radhazi, respektivisht.

Klubi për herë të parë konkuroi në kampionatin e futbollit shqiptar të vitit1930. Si i vetmi klub për të përfaqësuar Korçën, “Skenderbeu” kishte mbështetjen popullore nga i gjithë qyteti. Këtë vit djelomshat nga Korça fituan kampionatin e parë në historinë e tyre. Vetëm 3 vjet më vonë në vitin 1933, “Skënderbeu” përfundoi 2 pikë përpara klubit “Vllaznia”, raporton Gazeta Fjala.

Lojtarët e parë të “Skenderbeut”

Në atë kohë për këtë skuadër luanin: Klani Marjani , Kristaq Bimbli , Andrea Cani, Andon Miti , Lefter Petra , Fori Stasa , Nexhat Dishnica , Tomor Ypi , Thoma Vangjeli , Servet Teufik Agaj , Enver Kulla , Vasil Trebicka , Stavri Kondili , Aristotel Samsuri, dhe  Qemal Omari si menaxher i tyre.

Përpara sezonit 2010-11, skuadra u riorganizua dhe nën drejtimin e Shkëlqim Muça ajo solli shumë lojtarë të rinjë, prej të cilëve ishin Orges Shehi, Ditmar Bicaj, Endrit Vrapi, Jetmir Sefa dhe Bledi Shkëmbi i cili u emërua kapiten pas kthimit në klubin e tij të lindjes.

Shkëlqim Muça u zëvendësua nga Shpëtim Duro si trajner i cili mundi Flamurtarin  në ndeshjen e tij të parë, dhe ai vazhdoi të udhëheqë klubin në 11 fitore në 13 ndeshjet e tij. Ata arritën të kualifikohen për Ligën e Kampionëve si skuadra e parë shqiptare në histori.

Klubi bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër klubit qipriot APOEL FC në raundin e dytë kualifikues më 13 korrik 2011 por ata humbën 2-0 në shtëpi.

Më pas trajneri Shpëtim Duro u zëvendësua nga Stanislav Levy nga Republika Çeke, i cili u bë trajneri i parë jashtëm i klubit që nga Qemal Omari në vitin 1930, i cili ishte vetëm me origjinë shqiptare, duke e bërë Levy trajnerin e parë të huaj për klubin. Ai drejtoi klubin për 14 ndeshje për të arritur në krye të tabelës, dhe ai ka humbur vetëm 2 ndeshje në krye me Skenderbeun.

Klubi ka zhvilluar ndeshjet në shtëpi në stadiumin Skënderbeu, që kur ishte ndërtuar në vitin 1957. Stadiumi u rinovua tërësisht në vitin 2010 në mënyrë që të fitojë akreditimin nga UEFA për të pritur lojëra europiane në terren. Stadiumi ka një kapacitet prej 12.000 ulësesh, duke e bërë atë një nga stadiumet më të mëdha të Shqipërisë.

Skenderbeu konsiderohet si një nga klubet më të mbështetura nga tifozët në Shqipëri, sepse shumica e tifozëve  jetojnë në rrethin e Korçës, e cila ka një popullsi prej vetëm nën 140.000 banorë, transmeton Gazeta Fjala.

Grupi apo mbështetësit kryesorë për klubin quhen “Ujqërit e e Deborës”. Ky grup tifozësh u formua në vitin 2008 dhe shpejt u bën si mbështetësit kryesorë të  klubit . Ata janë të pranishëm në çdo lojë në shtëpi në stadiumin Skënderbeu dhe ata gjithashtu organizojnë udhëtime për çdo lojë jashtë vendit. Është e detyrueshme për çdo anëtar të veshin diçka të njëjtë gjatë lojrave, në mënyrë që të bëjnë dallimin në mes të tifozëve të tjerë . Grupi gjithashtu ka degë në qytete të ndryshme të botës ku ka diaspora shqiptare, duke përfshirë edhe Toronto, Kanada. Anëtarësimi vjetor të një anëtari zyrtar të grupit kushton 1000 lekë.

Lojtarët aktual të “Skenderbeut”

Skuadra aktuale përbëhet nga këta emra : Renato Arapi, Bruno Lluaj, Bajram Jashancia, Bekim Dema, Gerhard Progni, Bakary Nimanga, Mateus Lima, Bledi Shkëmbi, Leonit Abazi, Hmadi Salihi, Tefik Osmani, Arbër Abilaliaj, Bernard Berisha, Bujar Shabani, Liridon Latifi, me Mirel Josën si trajner.

Të premten skuadra e Skenderbeut ka shënuar historinë duke hyrë në garë për Ligën e Kampionëve.

Në shortin e hedhur të premten “Skenderbeu” arriti t’i evitojë skuadrat e vështira si Basel dhe Celtic. Ajo do të përballet më skuadren kroate “Dinamon e Zagrebit”.

Ndeshja e parë do të luhet në “Elbasan Arena” me 18 ose 19 gusht, ndërsa ndeshja kthyese do të luhet një javë më pas në “Maksimir” të Zagrebit.

Në vitin 2015 klubi është duke bërë histori si klubi i parë shqiptar për të arritur në raundin e play-off të Ligës së Kampionëve./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/histori-e-skenderbeut-qe-sfidon-kampionet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala