Hiqet tatimi për barna, rritet norma e akcizës për gazin

Autori:Gazeta Fjala

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që të hiqet tatimi doganor prej 10% për barna, vajra, dhe të ngjashme, për arin e papërpunuar dhe për disa vegla bujqësore.  Përmes një udhëzimi administrative të propozuar nga Ministria e Financave, po ashtu është vendosur që të ngritet normën e akcizës për gazrat e naftës dhe hidrokarbureve tjera gazoike, “nga 10 cent për litër sa ëshët tani, në 15 cent për litër”.

“Këto ndryshime janë në përputhje me objektivat e Qeverisë dhe heqin monopolin e produkteve nga vendet e CEFTA-s, të cilat produkte deri më tani nuk kanë paguar tatim doganor. Heqja e tatimit doganor për barna në veçanti, pritet të ketë efekt në uljen e çmimit të barnave për qytetarët,” thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Financave.

Kohë më parë, Qeveria e Kosovës ka vendosur uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet elementare që përfshinë bukën, kripën, vajin, furnizimin me ujë dhe energji.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hiqet-tatimi-per-barna-rritet-norma-e-akcizes-per-gazin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala