Hiqet pika vrojtuese e “Mbrojtjes Civile” në urën kryesore të Mitrovicës

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilltari kryesor politik i ministres për Dialog Edita Tahiri, Dren Zeka, në një deklaratë për KosovaPress-in, njofton se sot është hequr sot pika vrojtuese në urën kryesore të Mitrovicës.

“Marrëveshja për shuarjen e të ashtuquajturës ‘mbrojtja civile’, e arritur më 26 mars 2015, në pikën 13. të saj ka paraparë që tri pikat e vrojtimit nga rruga Mitrovicë për në Jarinjë të largohen dhe pika vëzhguese e vendosur në pjesën veriore në urën kryesore të Mitrovicës t’i dorëzohet Policisë së Kosovës. Më 11 qershor 2015 është bërë heqja e tri pikave të vrojtimit në mes të rrugës Mitrovicë-Jarinjë, përkatësisht në Jarinjë, Leposaviq dhe në dalje të rrugës nga komuna veriore e Mitrovicës. Pas dorëzimit tek Policia e Kosovës më 11 gusht të pikës vrojtuese që gjendet në urën kryesore të Mitrovicës, sot, më 14 shtator 2015, u bë edhe heqja e saj”, i tha Dren Zeka KosovaPress-it./KP

sllatine_9120 leposaviq_1497 jarinje_1380

f

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hiqet-pika-vrojtuese-e-mbrojtjes-civile-ne-uren-kryesore-te-mitrovices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala