Hiqen kufizimet për ezanin e kambanat

Autori:Avdyl Pajaziti

Dispozita që pati prodhuar zhurmë të karakterit religjioz dy vjet më parë është hequr nga Qeveria nëpërmjet ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen nga zhurma, shkruan sot Koha Ditore.

Ligji nuk do të bëjë kufizime për ezanin e kambanat.

Ndryshimet janë sponsorizuar nga ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i cili është edhe kryetar i Partisë së Drejtësisë, subjekt politik që mbështetet kryesisht nga praktikues të fesë islame.

Çështja adresohet në paragrafin e dytë të nenit të gjashtë. Aty saktësohet se dispozitat e ligjit nuk zbatohen për zhurmën e lëshuar nga “zërimi i kambanave dhe pajisjeve elektroakustike, në kohën e riteve fetare”.

Në fund të janarit të 2014-s, Kuvendi kishte shqyrtuar këtë projektligj të proceduar nga Qeveria. Ishte votuar në lexim të parë nga deputetët, e të cilit akt i kishte paraprirë një debat i ashpër. Leximi i dytë nuk ka ndodhur prej dy vjetësh, e për pasojë nuk ka hyrë në fuqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hiqen-kufizimet-per-ezanin-e-kambanat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala