“Hillary Clinton”, biznes ilegal në Prishtinë?

Autori:Zekirja Shabani

Ndihma e tyre dhe kontibunti që kanë dhënën për Kosovën nuk mund të harrohet lehtë. Në shenjë mirënjohje e kujtimi për ta kosovarët kanë hapur edhe biznese në emër të miqve ndërkombëtarë.
Të tilla biznese ka në shumë vende të Kosovës, por sipas Ministrisë së Tregtisë janë vetëm tre të regjistuar si biznese valide.

Sipas këtij institucioni në Prishtinë është një me emrin  “Bill Clinton”, një në Klinë me “Clinton”  dhe autoshkolla “W. Clark” me seli  në Fushë  Kosovë, raporton Gazeta Fjala.

Kurse, një butik në qendër të Prishtinë që mban edhe emerin e  Hilary Clinton, gruas së ish-presidentit të SHBA’së,  Bill Cliton, sipas MTI del të jetë i pa regjstruar.

“Me emrat e ndërkombëtarëve që kanë vepruar në Kosovë janë të regjistruara tri biznese: N.T.SH.” Bill  Clinton” me seli në Prishtinë, N.N.T. “ Clintoni “ me seli në Klinë. Autoshkolla “W. Clark “ me seli  në Fushë  Kosovë.  Këto biznese janë Biznese Individuale”, ka thënë MTI, për Gazetën Fjala.

Ndërsa në këtë institucion kanë treguar se me emra të lidërvë kosovarë  nuk ka asnjë  binzes.

“Me emrat e liderëve të Kosovës nuk ka biznese të regjistruara”./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hillary-clinton-biznes-ilegal-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala