Hill kritikon BE-në për qëndrim jo konstruktiv ndaj Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Christopher Hill, dekan i Fakultetit Ndërkombëtar në Universitetin e Denverit, ndërmjetësues i dikurshëm amerikan në bisedimet paqësore në Rambouillet, ka komentuar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe situatën aktuale në Ballkan sot pas Marrëveshjes së Deytonit dhe marrëveshjet që pasuan, çështjet e pazgjidhura që ende ekzistojnë në Bosnjë, Kosovë , Maqedoni…

Hill, siç transmeton qik-u, mendon se në masë të madhe tërë rajoni i Ballkanit ka pësuar për faktin se për shumë vende, pas marrëveshjes së Deytonit, ka ekzistuar ndjesia se Ballkani duhet vetë të zgjidhë problemet e tij.

Ai ka shtuar se “do të donte të shihte se një vëmendje më e madhe se po i kushtohet kësaj situate nga ana e SHBA-së.

Hill ka prekur edhe çështjen e Kosovës dhe situatën, e cila, sipas tij, nuk është konstruktive nga ana e BE-së ndaj saj.

“Kur e shikoni Kosovën, atë edhe sot nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, gjë që nuk është situatë konstruktive”.

Andaj, Hill mendon se duhet të ekzistojë mirëkuptim, “se ja jemi këtu, 20 vjet pas Deytonit, por ka aq shumë të pakryera”.

“Duhet të nxjerrim energjinë e ripërtërishme nga shënimi i i këtij përvjetori për të mbaruar punën e pakryer”, tha Hill për Zërin e Amerikës”.

Christopher Hill po merr pjesë në Konferencën dyditore në Deyton me të cilën po shënohet 20 vjetori i Marrëveshjes dhe arritjes së paqes në Bosnjë e Hercegovinës.

Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton tha se Deytoni solli paqen, po puna nuk u krye.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hill-kritikon-be-ne-per-qendrim-jo-konstruktiv-ndaj-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala