Hidhet poshtë aktakuza kundër Sami Lushtakut

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Apelit e ka aprovuar kërkesën e avokatëve që aktakuza e ngritur për një tendër në KEK nuk i plotëson kushtet ligjore për t’u konsideruar valide.

Pas më shumë se një vit ndjekje dhe hetimesh, Gjykata e Apelit ka vendosur që ta hedhë poshtë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, lidhur me një tender të KEK’ut, ku ishte i përfshirë edhe Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Gjykata e Apelit ka pranuar si të mirëqenë kërkesën e avokatëve, se kjo aktakuzë ishte e ‘pafajshme’ dhe në këtë mënyrë duhet të pushojë ndjekja penale ndaj të gjithë të akuzuarave, përfshirë edhe Sami Lushtakun.

“Gjykata e Apelit ka përkrahur qëndrimin e mbrojtjes së ka skaduar afati brenda të cilit, sipas nenit 159 të Kodit Penal, është dashur të ngritët aktakuza”, ka thënë për Express, avokati Artan Qerkini.

Përndryshe, Sami Lushtaku është dënuar në shkallë të parë me 12 vjet burgim, nën dyshimin se e ka kryer një vrasje gjatë kohës së luftës. Ky aktgjykim është apeluar në Shkallë të Dytë, e cila pritet të vendosë për ketë çështje muajt në vijim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hidhet-poshte-aktakuza-kunder-sami-lushtakut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala