Hidhen në greminë për ti shpëtuar policisë, humbin jetën dy shqiptarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy shqiptarë të moshës 33 vjeç e 35 vjeç kanë humbur jetën duke u hedhur në një greminë pas ndjekjes për disa orë nga policia italiane.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Civita Castellana në provincën e Viterbos të Italisë.

Dy shqiptarët njiheshin si autorë të vjedhjeve të ndryshme e policia italiane i ka identifikuar falë shënjave dixhitale të gishtërinjve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, e sipas policisë italiane dy shqiptarët pasi kishin kryer disa vjedhje në komunën Colle Salomono janë larguar në bordin e një automjeti të vjedhur muajin e kaluar në qytetin e Peruxhias.

Të ndjekur e të rrethuar nga forcat e policisë italiane, ata kanë braktisur makinën e janë hedhur nga një lartësi e lartë poshtë një gremine.

Sipas forcave të rendit në greminë nga kjo lartësi janë hedhur tre persona, por vetëm dy prej tyre, kanë vdekur menjëherë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hidhen-ne-gremine-per-ti-shpetuar-policise-humbin-jeten-dy-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala