Hetohen diplomat e 84 mësimdhënësve në Gjakovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT), Arsim Bajrami, ka lëshuar një urdhëresë, nëpërmjet së cilës i kërkon Inspektoratit të Arsimit që të hetojë validitetin e 84 diplomave të mësimdhënësve në Gjakovë, për shkak të dyshimeve për falsifikimin e tyre.

Sipas kësaj urdhërese, të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, deri më 22 maj 2015 duhet përfundojë procesi i verifikimit të këtyre diplomave.

“Urdhërohet Departamenti i Inspektoratit të Arsimit që në pajtim me Ligjin nr. 2014/37 për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë, të ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete për inspektimin special të validitetit ligjor të diplomave të mësimdhënësve të dyshuar për falsifikim, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë ( PP.nr. 155/2009 dhe 505 /2009 të datës 24.03.2010) kundër 84 mësimdhënësve për vepër penale ‘Falsifikimin e dokumenteve zyrtare, përkatësisht, diplomave të falsifikuara në ish-SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë’”, thuhet në Pikën e parë të kësaj urdhërese. /Zëri/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hetohen-diplomat-e-84-mesimdhenesve-ne-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala