Hetim i veçantë kundër Enver Hasanit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka dalë të martën para një kolegji prej tre gjyqtarësh të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dhënë shpjegime si i dyshuar për falsifikim dhe shpërdorim të pozitës zyrtare në rastin e vendosjes për tre gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca e njohur si hetim i veçantë që është mbajtur pa praninë e publikut është zhvilluar për shkak të mundësisë që gjyqtari amerikan, Robert Carolan, të mos dëshmojë në procesin e mundshëm gjyqësor kundër Hasanit që dyshohet për dy vepra penale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Procesi hetimor kundër tij ka nisur javë më parë kur Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, e denoncoi publikisht Hasanin se kishte falsifikuar procesverbalin lidhur me kërkesën për interpretim nëse presidentja kishte shkelur Kushtetutën kur ua kishte vazhduar mandatin tre gjyqtarëve ndërkombëtarë. Prokuroria Speciale kishte nisur hetimet për përfshirje të mundshme të Hasanit në vepër penale të falsifikimit dhe shpërdorimit të pozitës zyrtare.

Gjyqtari Carolan për të cilin është ftuar seanca e udhëhequr nga gjyqtarja Alltene Murseli nuk ka mundur të marrë pjesë. Është caktuar një seancë tjetër për të më 20 maj të këtij viti. Ai nuk ndodhet në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hetim-i-vecante-kunder-enver-hasanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala