Helmohet nëna me 6 fëmijë në Podujevë

Autori:Gazeta Fjala

Një grua me 6 fëmijë janë asfiksuar (kanë pasur probleme me frymëmarrjen) nga thëngjilli dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmën e mjekut në Qendrën emergjente në Podujevë.

Mjeku kujdestar Istref Plakolli e ka konfirmuar për Indeksonline rastin, dhe sipas tij, pacientët janë trajtuar për asfiksim nga thëngjilli.

“Është liruar monoksidi i karbonit për shkak të thëngjillit dhe ka shkaktuar asfiks”, tha ai.

“Dy raste kanë qenë të rënda, ne i kemi trajtuar dy orë dhe i kemi dërguar për trajtim të mëtutjeshëm për shkak se kemi konsideruar se është lajmëruar diçka në gjak, ndonjë intermediator. Ndërsa 5 raste tjera kanë marr trajtimin këtu dhe janë kthyer në shtëpi. Ka qenë një grua me 6 fëmijë”, ka thënë Plakolli për Indeksonline.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/helmohet-nena-me-6-femije-ne-podujeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala