Helmimet në Deçan, prokuroria urdhëron intervistimin e disa personave

Autori:A D

Prokuroria Themelore në Pejë, ka nisur hetimet lidhur me helmimet që kanë ndodhur në rajonin e Deçanit, kurse lidhur me këtë kjo prokurori ka urdhëruar intervistimin e disa personave, ka bërë të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë Themelore në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Konform kësaj kërkese të prokurorisë, tashmë Policia e Kosovës ka ftuar për intervistimin disa persona ka thënë Nikçi.

Lajmin për intervistimin e disa personave nga ana e policisë me urdhëresë të Prokurorisë Themelore të Pejës, e ka bërë të ditur Taulant Nikçi, në një prononcim për Radio Televizionin e Kosovës.

Më shumë se njëmijë qytetarë nga komuna e Deçanit janë helmuar dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor, me ç’rast dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur nga uji, edhe përkundër faktit se nga analizat e deritashme të bëra nga IKSHPK-ja, ka rezultuar se uji nuk është i kontaminuar, por që nuk përjashtohet mundësia e infeksioneve që mund të ketë ky ujë./Gazeta Infokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/helmimet-ne-decan-prokuroria-urdheron-intervistimin-e-disa-personave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala