Helmi i grerëzës së Brazilit vdes qelizat e kancerit

Autori:Avdyl Pajaziti

Shkencëtarët në Brazil besojnë se helmi i një grerëze braziliane vdes qelizat e kancerit dhe mund të jetë arma për kurimin e tij.

Studimi ka zbuluar se një toksinë në thumbin e kësaj grerëze, vret qelizat e kancerit dhe nuk dëmton ato normale.

Ekipi i Universitetit të Brazilit, i cili eksperimentoi në këtë teori, deklaroi se helmi i dobëson qelizat e tumorit dhe i bën ato molekula vitale.

Por, puna në këtë fazë është akoma në hapat e saj të parë dhe shkencëtarët thonë se ka nevojë për kërkime të tjera, e se gjithashtu duhet gjetur mënyra e duhur që kjo kurë të aplikohet tek njerëzit.

Polybia Paulista është një lloj grerëze që gjendet në jug-lindje të Brazilit, tepër agresive. “Edhe pse pickimi i saj është i padëshirueshëm në këto vende, shkencëtarët besojnë gjithnjë e më shumë se helmi i saj mund të vihet në përdorim për mirë”, shkruan ” New York Daily News “.

Ky insekt përmban një toksinë të rëndësishme të quajtur MP1, që e përdor për të sulmuar ose për të mbrojtur veten.

Rezultati se MP1 mund të shkatërrojë qelizat e kancerit erdhi pas përfundimit të eksperimentit tek minjtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/helmi-i-grerezes-se-brazilit-vdes-qelizat-e-kancerit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala