Hej! 50 veta do të shkojnë në Budvë

Autori:Zekirja Shabani

Edhe 50 të rinjë kosovarë do të shpërblehen nga platforma e të rinjëve Hej me udhëtim tërësisht falas në Sea Dance Festival në Budvë.

“Pas 50 përdoruesve të saj të cilët i ka dërguar në SoutherSoul Festival në Ulqin, platforma e 150 mijë të rinjëve kosovar, Hej! Pse po pret? tani do t’i dërgojë edhe 50 përdorues të saj në festivalin Sea Dance Festival, i cili e ka fituar çmimin “Best European Medium-Sized Festival””, thuhet në njoftimin e kompanisë telekomunikuese IPKO.

Kjo kompani i dhuron nga 2 bileta për 25 persona për në Sea Dance Festival, që mbahet prej 15-18 korrikut në Jazz Beach në Budvë. Transporti, kampingu në tenda dhe hyrja për festival është krejtësisht FALAS.

Për të fituar dy bileta, e tëra që përdoruesit e hej duhet ta bëjnë është ta shpërndajnë dhe ta pëlqejnë postimin e hej për këtë festival. Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë të rëndomtë automatike.

Sea Dance Festival këtë vit do të sjell emra shumë të njohur të muzikës moderne dhe emra shumë të njohur sikurse The Prodigy, Róisín Murphy, Rudimental DJ, Noisia, e shumë e shumë emra të tjerë.

Përveç muzikës elektronike, në Sea Dance Festival do të ketë edhe skena dhe performanca të veçanta të muzikës reggae dhe muzikës latine.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/hej-50-veta-do-te-shkojne-ne-budve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala