Haziri ua shtrëngon kompanive: Kryeni punët sipas marrveshjes ose ju pret ndëshkimi

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka dhënë ultimatum kompanive që kanë kontratë me Komunën për ndërtimin infrastrukturës që t’i kryejnë punët me kohë dhe me kualitet sepse nëse nuk e bëjnë këtë do të ketë ndëshkime dhe shkëputje të kontratave.

Sipas një komunikate të lëshuar për media, këto komente kryetari Haziri i ka bërë sot gjatë vizitës në rrugën “Vëllezërit Frashëri” dhe “Motrat Qiriazi”, ku ka marrë pjesë edhe nënkryetari Rexhep Kadriu dhe disa nga drejtorët komunalë.

“Rrugët në Gjilan po ndërtohen në mënyrë kualitative. Kudo që po punohet po bëjmë mbikqyrje të rreptë. Rruga“Vëllezërit Frashëri” dhe “Motrat Qiriazi” së shpejti do të ndërtohen me të gjitha elementet përcjellëse dhe u bëjë thirrje kompanive që kanë kontratë me Komunën që t’i kryejnë punët sipas kontratës dhe me kohë, përndryshe do të ketë ndëshkime për të papërgjegjeshmit dhe shkëputje kontratash”, ka thënë kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit pohoi se synimi i tij dhe ekipit është që projektet e katërshes së madhe të prioriteteve, në të cilën hynë edhe inrastruktura, të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme, për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haziri-ua-shtrengon-kompanive-kryeni-punet-sipas-marrveshjes-ose-ju-pret-ndeshkimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala