Haxhiu: Thaçi president, ose prishet koalicioni

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu-Kamishi, në emisionin “Info-Box” të TV Dukagjinit, ka theksuar se në rast se nuk respektohet marrëveshja në mes PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), në të cilën parashihet ndër të tjera që shefi i PDK-së, Hashim Thaçi të zgjidhet president i ardhshëm i Kosovës, atëherë merr fund koalicioni qeverisës.

Siç transmeton Telegrafi, ai ka thënë se beson fuqishëm që i pari i PDK-së do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës, duke shtuar se kundërshtimet e disa prej deputetëve të LDK-së, të cilët deklarojnë se nuk do ta votojnë Thaçin për president, po bëhen sipas tij, për konsum politik.

“Disa nga deputetët e LDK-së i propagandojnë dhe e ngrisin këtë çështje, për shkak se dëshirojnë të përfitojnë në rrafshin individual apo grupor. Mos të harrojmë se marrëveshja për koalicionin qeverisës PDK- LDK, ka marrë votat e shumicës së kryesisë së LDK-së”, ka shtuar Haxhiu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haxhiu-thaci-president-ose-prishet-koalicioni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala