Haxhiu: Sot është mundësia t’i largojmë shkelësit e Kushtetutës

Deputetja eVetëvendosjes, Albulena Haxhiu, edhe sot bënë thirrje për protestë, duke thënë se pavarësisht bindjeve politike, qytetarët duhet të dalin në protestë. Haxhiu në postimin në Facebook ka thënë se sot është koha të ju tregojmë shkelësve të kushtetutës se ata nuk mund të na përfaqësojnë.
Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:
“Të dashur miq,
Pavarësisht bindjeve politike që keni, SOT është mundësia të ju tregojmë atyre që shkelën Kushtetutën se nuk kanë në vend në institucionet e Republikës së Kosovës. SOT është koha që të ju tregojmë shkelësve të Kushtetutës që ata nuk mund të na përfaqësojnë më dhe se ata nuk mund të marrin vendime më për ne! SOT le të ju tregojmë qeveritarëve se nuk i lejojmë të bëjnë pazare me Republikën dhe territorin. SOT nëse jo për vete, le ta bëjmë për të ardhmën e fëmijëve tanë. Le tua lëmë atyre një Republikë me sovranitet dhe një shtet që ju garanton mirëqenie, drejtësi, liri dhe barazi!
SOT në orën 14:00”, shkruan ajo.