Haxhiu: Nuk do t’i përgjigjem thirrjes së Prokurorisë

Autori:Gazeta Fjala

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu është shprehur se nuk do t’i përgjigjet Prokurorisë së Shtetit e cila ditë më parë i ka dërguar ftesë për intervistë lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës gjatë seancave në Kuvend.

“Më lejoni ta sqaroj përfundimisht se unë nuk do t’i përgjigjem këtyre thirrjeve politike të prokurorisë për biseda informative. Për më tepër, pas kidnapimit të Albin Kurtit nga Policia e Kosovës në mbrëmjen e 12 tetorit 2015, pres që tani të hetohen, gjykohen e dënohen ata nga policia dhe politika e Kosovës që e planifikuan, urdhëruan dhe zbatuan kidnapimin” ka shkruar ajo në Facebook.

Haxhiu është shprehur se Prokuroria po i jep prioritet arrestimit të deputetëve që protestuam në Kuvendin e Republikës kundër “Zajednicës” së Serbisë dhe faljes së 9.000 hektarëve Malit të Zi.

“Një fushatë mediale, sidomos e disa portaleve të afërta me regjimin, është vënë në shërbim të prokurorisë dhe policisë kundër neve përfaqësuesve të popullit” ka përfunduar ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haxhiu-nuk-do-ti-pergjigjem-thirrjes-se-prokurorise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala