Haxhiu: Naser Osmani sulmoi opozitën me gotë qelqi

Autori:Avdyl Pajaziti

Për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, është duke u diskutuar në Info Magazine të Klan Kosovës.

Mysafirë të Kushtrim Sadikut janë Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës të cilët janë duke diskutuar për ndërprerën e seancës pas gjuajtjes së Kryeministrit Isa Mustafa me vezë nga opozita.

Menjëherë u vu re një debat i ashpër në mes të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu e cilësoi veprimin e bërë sot si opozita veprim simbolik e jo të ulët por sipas saj, deputeti i LDK-së ka bërë një veprim të tillë.

“Nuk ka qenë një aksion i ulët”.

“Për mua veprim i ulët është ai i Naser Osmanit që gjuajti gotën e qelqit në drejtim të opozitës”.

 “Unë po shpresoj që ndonjëri nga gazetarët ta ketë zënë kur Osmani ka drejtuar gotën ndaj deputetëve të opozitës”

“Përveç që nuk mundi të qëllojë asnjë fatmirësisht, sepse kjo ka pasojë edhe vdekjeprurëse”

Haxhiu tha se deputeti Osmani i ka kërcënuar edhe ndryshe.

“Rruga e dytë është përmes forcës, ju e keni parë deputetin Osmani që vjen në drejtim të opozitës dhe kërcënon”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/haxhiu-naser-osmani-sulmoi-opoziten-me-gote-qelqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala